PDK thotë se projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti do të kaloj pas datës 21 prill

Ndonëse kanë mbetur edhe katër ditë afat që Qeveria e Kosovës të jap mendim zyrtarë për ndryshimin e Projektligjit për Trustin i cili hap mundësinë që qytetarët t’i tërheqin 30 % të kursimeve pensionale, sot ka folur kryeministri Albin Kurti.

PDK thotë se projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti do të kaloj pas datës 21 prill

Ai tha se dy ekspertët e FMN-së kanë vlerësuar se tërheqja e 30 % e Trustit nuk është zgjidhje.“E kemi parë që edhe dy ekspertë të njohur të Fondit Monetar Ndërkombëtar e kanë dhënë vlerësimin e tyre se si një zgjidhje e tillë – nuk është zgjidhje”, tha Kurti.

Por pas deklaratave të Kurtit ka folur deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu i cili është edhe iniciues i ndryshimit të Projektligjit për Trustin.


Ai tha se qasja e kryeministrit për tërheqjen e Trustit është e gabuar dhe se Kurti duhet t’i dëgjon kërkesat e mijëra qytetarëve të Kosovës të cilit po presin tërheqjen e 30 %.“Qasja e kryeministri Kurti në raport me kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti është e gabuar.

Më shumë se dy ekspertët e FMN-së, kryeministri Kurti duhet t’i dëgjon kërkesat e mijëra qytetarëve të Kosovës të cilët presin që partia në pushtet ta mbështes kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e 30 % të Trustit”, tha ai.Haxhiu tha se Projektligji për Trustin do të shkoj në Kuvend pas 21 prillit, kur edhe skadon afati që Qeveria të jap mendimin e saj, tha ai për FrontOnline.

Ai ka shtuar se është i bindur që do të kaloj ky Projektligj në Kuvend ngase beson se deputetët do ta tregojnë integritetin e tyre karshi kërkesës së qytetarëve.

“Kryeministri do të duhej të jap mendim sepse prej datës 21 mars Projektligji është dërguar në Qeveri për mendim dhe derisa nuk e jep zyrtarisht mendimin si Qeveri përveç këtij deklarimi për media edhe pas datës 21 prill afati 30 ditorë që ka pasur Qeveria përfundon dhe pas kësaj Projektligji për Trustin kalon në procedurë parlamentare dhe pastaj votohet si çdo Projektligj tjetër. Unë jam i bindur se do të votohet në Kuvend, se deputetët do të tregojnë integritetin e tyre karshi kërkesës së qytetarëve”, tha Haxhiu.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë