PDK tërhiqet nga procesi: E konsideron të përmbyllur kontributin për zgjedhjen e Presidentit

20.04.2026

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur se e konsideron të përmbyllur kontributin e saj në procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, duke fajësuar pushtetin aktual për mungesë vullneti politik dhe seriozitet institucional.

PDK tërhiqet nga procesi: E konsideron të përmbyllur kontributin për zgjedhjen e Presidentit Foto: Ilustrim

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, PDK theksoi se kishte shprehur gatishmëri të plotë për zhbllokimin e situatës përmes mbështetjes së një kandidati konsensual, pa kushte për përfshirje në qeveri.

Megjithatë, sipas kësaj partie, kjo qasje nuk u vlerësua, duke çuar në bllokim të procesit.Në deklaratën politike, PDK ngriti shqetësime edhe për gjendjen ekonomike në vend, duke kërkuar masa urgjente për përballimin e rritjes së kostos së jetesës.

Po ashtu, u kërkua një vendim i drejtë dhe i paanshëm nga Dhomat e Specializuara në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

Këshilli Drejtues ritheksoi gjithashtu nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme gjatë vitit 2026, me synim forcimin e demokracisë së brendshme dhe ndërtimin e një alternative të re qeverisëse.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More