PDK paralajmëron ankesë në Kushtetuese pas dështimit të 41-të për konstituimin e Kuvendit

03.07.2025

Pas dështimit të 41-të me radhë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të dorëzojë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me, siç thotë partia, shkeljet e pretenduara gjatë tri seancave të fundit konstituive.

PDK paralajmëron ankesë në Kushtetuese pas dështimit të 41-të për konstituimin e Kuvendit Foto: Ilustrim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se vendimi për t’iu drejtuar Gjykatës vjen për shkak të mënyrës së zhvillimit të seancave të fundit, të cilat sipas tij, janë realizuar në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Sot Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë te Gjykata Kushtetuese një rast të ri, për të cilin shpresojmë se do ta trajtojë me urgjencën e nevojshme, meqenëse i kemi vetëm edhe 23 ditë deri në përmbylljen e afatit për konstituimin e Kuvendit,” tha Krasniqi në një deklaratë për media.

Ai ka theksuar se tri vazhdimet e fundit të seancës janë, sipas tij, shkelje të qëllimshme dhe me vetëdije, duke shtuar se ato janë bërë nga ana e kryesuesit të seancës me “instruksione të partisë së tij”. Në këtë kontekst, Krasniqi ka shprehur shqetësimin për, siç tha, ndikimin e partive politike në funksionimin e institucioneve.

Dështimi i 41-të në përpjekjen për konstituimin e Kuvendit

Në përpjekjen e fundit, Kuvendi nuk arriti të procedojë me formimin e Komisionit për votim të fshehtë – hap i nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sipas të dhënave, nga 99 deputetë të pranishëm, 54 votuan pro, ndërsa nuk pati vota kundër apo abstenime. Megjithatë, procedura nuk u përmbyll.

Ky është dështimi i 41-të që nga përpjekja e parë për konstituim të Kuvendit pas zgjedhjeve, ndërsa për këtë proces ekziston afat kushtetues prej 30 ditësh nga mbledhja e parë, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar më 26 qershor 2025. Aktualisht kanë mbetur edhe 23 ditë deri në skadimin e këtij afati.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More