PDK kërkon shkarkimin e zv.ministrit Hysen Durmishi

  • 07.07.2022
PDK kërkon shkarkimin e zv.ministrit Hysen Durmishi

Deputetja Deliu-Kodra ka theksuar se PDK-ja tre muaj më parë kishte bërë prezantimin e 42 kontratave për punës shtesë dhe disa kontrata njëburimore në Ministrinë e Infrastrukturës.

“Pretendimet tona për paligjshmëri dhe dyshime për korrupsion u konfirmuan edhe nga zyra e Auditorit që ka gjetur një mal me parregullsi në këtë ministri. Një i tillë raport është i kualifikuar për të qenë objekt hetimor nga Prokuroria”, ka thënë Deliu-Kodra.


Gjithashtu, deputetja nga radhët e kësaj partie ka shtuar se Auditori po ashtu ka gjetur mangësi në vlerësimin e kompanive konkurruese për tender, si dhe vonesa në realizimin e projekteve e dallavere të mëdha në shpronësime.

“Auditori i Brendshëm i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit që ta anulojë tenderin për mirëmbajtjen e dy autostradave të Kosovës pasi që aktiviteti i prokurimit është thënë se ka qenë i manipuluar, i kurdisur me operatorin ekonomik. Aktiviteti i prokurimit nuk është anuluar ende.

Mediat kanë nxjerr përgjime që shfaqin dyshime edhe për një aferë tjetër korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës kjo lidhet me rrugën Dollc-Gjakovë ku zyrtari i kompanisë dëgjohej duke kërkuar ryshfet për kryerjen e disa punëve shtesë, për rrugën e njëjtë janë gjetur edhe disa dallavere tjera”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo ka përmenduar edhe një tender që lidhet me autostradën Morinë-Merdare, ku sipas saj Auditori ka gjetur se për ndriçimin e saj është zgjedhur kompania prej 93 mijë euro më shtrenjtë.

“Auditori u dha vulë pretendimeve të PDK për dallavere, paligjshmëri, korrupsion e hajni. Ftojmë Prokurorinë që ti hetoj këto afera dhe të zbardhë të vërtetat. Është bazë e mjaftueshme që Prokuroria të veproj e kryeministri të shkarkoj ministrin Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi”, tha deputetja e PDK-së.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë