PDK-ja zyrtarizon kandidatin për kryetar të Prizrenit

29.05.2021

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj e ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të komunës së Prizrenit. Hoxhaj ka zyrtarizuar kandidaturen e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit. Totaj i cili është edhe kryetar i Degës së PDK-së në Prizren, e ka marrë besimin e kryesisë së partisë për të udhëhequr me Prizrenin […]

PDK-ja zyrtarizon kandidatin për kryetar të Prizrenit Foto: Ilustrim

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj e ka zyrtarizuar kandidatin për kryetar të komunës së Prizrenit.

Hoxhaj ka zyrtarizuar kandidaturen e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit.

Totaj i cili është edhe kryetar i Degës së PDK-së në Prizren, e ka marrë besimin e kryesisë së partisë për të udhëhequr me Prizrenin në katër vitet e fundit.

Enver Hoxhaj ka thënë se ka ardhura koha që Komunën e Prizrenit ta kthejnë në binarët e përparimit.

Po ashtu ai theksoi se Prizrenit i nevojitet një kryetar që u qëndron pranë qytetarëve për 24 orë.

“Sot  është një ditë e veçantë dhe hapja e një epoke të re për PDK-në dhe për qytetin e Prizrenit. Jam i lumtur që jemi sot në një ditë kaq të bukur në Prizren para një shtëpie më të rëndësishme të shqiptarisë, në ndërtesën e Lidhjes së Prizrenit.

Jam i lumtur që në këtë takim shohë shumë qytetarë të Prizrenit që kanë ardhur në këtë takim promovuese, sepse e duan qytetin e Prizrenit, pastërtinë, shëndetësisë dhe arsimimin më të mirë në Prizren.

Natyrisht që unë jam këtu që të ju ftoj të gjithë juve që të bashkohemi dhe ta kthejmë Prizrenin në binar të përparimit”, ka thënë Hoxhaj.

Sot jam në Prizren që në emër të strukturave të PDK-së, që para jush ta shpalli zyrtarisht, Shaqir Totajn, si kandidat dhe kryetar të ardhshëm të komunës së Prizrenit”, ka thënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.