PDK-ja do ta çojë sërish në Kushtetuese ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

para 45 dite

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se do të dërgojë sërish në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

PDK-ja do ta çojë sërish në Kushtetuese ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Këtë vendim e ka konfirmuar Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në PDK, gjatë një tryeze të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

“Mundem me konfirmu se PDK, Ligjin për Byronë do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese sepse shkeljet janë të qarta, nuk ka pasur konsultim publik”, tha Gruda.

Sipas PDK-së, ky ligj ka shkelje të mëdha dhe nuk është hartuar në përputhje me procedurat e rregullta. Gruda ka theksuar se qëllimi i Qeverisë ka qenë të hartojë një ligj me shkelje, me qëllim që më pas të fajësojë opozitën për pengesat në procesin e reformës në drejtësi.

“Ky është një premtim i PDK-së, qysh në fillim se secili ligj që ka shkelje do të dërgohet në Kushtetuese. Sipas tij, Qeveria nuk ka interes ta bëjë këtë ligj, por më qëllim bën gabime dhe harton ligjin me shkelje veç të thonë që opozita po e dërgon ligjin në Gjykatën Kushtetuese”, ka shtuar Gruda.

Etiketat

Ofertat e fundit