Pas dy javësh, tre të arrestuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

11.12.2021

Në anën tjetër Prokuroria e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30. “Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim. Mediat qendrore bëjnë […]

Pas dy javësh, tre të arrestuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan Foto: Ilustrim

Në anën tjetër Prokuroria e Pejës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në orën 21:30.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sonte nga ora 21:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, shkruhet në njoftim.

Mediat qendrore bëjnë të ditur se konferenca është thirrur pasi policia ka arritur të arrestojë disa persona të dyshuar që kanë të bëjnë me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Ndryshe dy javë më parë ka ndodhur vrasja makabre në Gllogjan të Deçanit për të cilën Qeveria e Kosovës ka ofruar shpërblim prej 20 mijë euro për ata të cilët mundësojnë arrestimin e autorit.