Partitë që u rritën dhe ato që dështuan të marrin vota përgjatë 20 viteve në Kosovë
Në një mot të ftohtë dhe me masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19, më 14 shkurt Kosova mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pas zgjedhjeve në Kuvendin e Kosovës do të hyjnë vetëm katër parti shqiptare. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte 46.90 % pak më e madhe sesa në zgjedhjet e vitit […]
Në një mot të ftohtë dhe me masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19, më 14 shkurt Kosova mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Pas zgjedhjeve në Kuvendin e Kosovës do të hyjnë vetëm katër parti shqiptare.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte 46.90 % pak më e madhe sesa në zgjedhjet e vitit 2019.
Duke iu referuar të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%. PDK renditet e dyta me 137,659 vota apo 16.77%. LDK e treta me 107,507 vota apo 13.08%, dhe AAK e katërta me 58,743 vota apo 7.43%.
Nisma Socialdemokrate me 20,535 vota apo 2.60%, e cila nuk e kaloi pragun zgjedhor.
Votat me postë, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara nuk janë numëruar ende.
Por, si kanë lëvizur partitë politike përgjatë 20 viteve.
Sipas statistikave të KQZ-së, të gjitha partitë kanë pasur luhatje, ulje ngritje.
Lidhja Demokratike e Kosovës, rritjen më të madhe e ka pasur pas luftës, në vitin 2001 dhe 2004.
Partia Demokratike e Kosovës, ka pasur rritje në 2007.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, rritjen më të madhe përgjatë viteve e ka pasur në vitin 2017 (Koalicion me PDK-Nisma).
Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, për që nga viti 2010, ka pasur rritje të vazhdueshme, e cila në zgjedhjet e fundit arriti të thyej rekordin e LDK-së, duke marrë mbi 370 mijë vota.