Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
- 28.07.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se në vendin tonë gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Ndërkaq, gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-36 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.