Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

08.11.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave parashihet të ketë mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë parashikohet të mbajë mot me intervale të gjata me diell. Vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat  minimale do të lëvizin […]

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave parashihet të ketë mot me vranësira dhe reshje lokale shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë parashikohet të mbajë mot me intervale të gjata me diell. Vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Në mëngjes parashihet mjegull e cila do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale.

Ndërsa, të enjten parashikohet mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë, por që vranësirat parashihen të jenë më intensive edhe për rreth viseve mesatare dhe të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Të premten, mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë vikendit sërish parashihen reshje të shiut.