Parashikimi i motit për ditët e ardhshme

21.11.2021

Temperaturat maksimale pritet të sillen mes 8-13 gradë Celcius. Sipas këtij instituti, të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi ndërsa të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë “Java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm. Të hënën dhe […]

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme Foto: Unsplash

Temperaturat maksimale pritet të sillen mes 8-13 gradë Celcius.

Sipas këtij instituti, të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi ndërsa të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë

“Java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm. Të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë.

Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet nga ky institut.