Paralajmërohet mbyllja e shkollave nëse përkeqësohet gjendja me COVID-19
Ndër tjerash, ministri Latifi ka paralajmëruar mbylljen e shkollave në vend nëse përkeqësohet edhe më shumë gjendja epidemiologjike me pandeminë COVID-19. Ai ka thënë se nëse shkollat do të mbyllen, edhe ekonomia do të pësojë përkeqësim pasi që prindërit do duhet që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me fëmijët për t’u kujdesur. Po ashtu, […]
Ndër tjerash, ministri Latifi ka paralajmëruar mbylljen e shkollave në vend nëse përkeqësohet edhe më shumë gjendja epidemiologjike me pandeminë COVID-19.
Ai ka thënë se nëse shkollat do të mbyllen, edhe ekonomia do të pësojë përkeqësim pasi që prindërit do duhet që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me fëmijët për t’u kujdesur.
Po ashtu, ministri i Shëndetësisë ka shtuar se po të mbylleshim shkollat sot kishte me qenë një problem jashtëzakonisht i madh, prandaj sipas tij për këtë arsye nuk i kanë mbyllur e ja kanë lënë shkollave dhe komuniteteve lokale që ata të vendosin nëse do të shkojnë apo jo në mësim online, skenarin C.
“Po t’i kishim mbyll ne shkollat sot kish me qenë një problem jashtëzakonisht i madh, nuk i kemi mbyll, ja kemi lënë shkollave, komuniteteve lokale që ata me vendos me shku apo mos me shku online. Jam i vetëdijshëm që nëse ne i mbyllim shkollat ekonomia ka me pasu jashtëzakonisht shumë, për shkak se nuk kanë me mujt me shku prind në shkollë se duhet me u kujdes për fëmijë.
Nëse nesër na keqësohet gjendja, apsolutisht duhet me i mbyll shkollat sikur i kanë mbyll shtetet tjera për një kohë të caktuar”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, gjatë raportimit të tij në Komisionin Parlamentare për Shëndetësi ka deklaruar se numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 mund të shënojë rritje edhe më shumë.