Osmani përkujton 26-vjetorin e çlirimit: “Një histori e shkruar me gjak nuk ndryshohet me gënjeshtra”
para 38 dite
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës, duke shpërndarë një mesazh të fuqishëm për popullin e Kosovës.
Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë historike të datës 12 qershor 1999, kur ushtarët e NATO-szbarkuan në Kosovë dhe kontribuan në çlirimin e popullit shqiptar, pas një periudhe të gjatë vuajtjesh dhe shtypjeje.
“Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps,” shkroi Presidentja Osmani në profilin e saj në Facebook.