Nxënësve e mësimdhënësve u bëhet thirrje për respektim të masave anti-COVID në shkolla

29.10.2021

Në këtë konferencë, zëvendësministri Pupovci ka theksuar se nga data 25 tetor të gjitha institucionet arsimore kanë filluar punën me rregullt, me ç’rast është bërë thirrje që nxënësit dhe mësimdhënësit të vazhdojnë respektimin e masave kundër COVID-19, masa këto të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore. “Nga data 25 tetor të gjitha institucionet edukative arsimore […]

Nxënësve e mësimdhënësve u bëhet thirrje për respektim të masave anti-COVID në shkolla

Në këtë konferencë, zëvendësministri Pupovci ka theksuar se nga data 25 tetor të gjitha institucionet arsimore kanë filluar punën me rregullt, me ç’rast është bërë thirrje që nxënësit dhe mësimdhënësit të vazhdojnë respektimin e masave kundër COVID-19, masa këto të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

“Nga data 25 tetor të gjitha institucionet edukative arsimore dhe ato të arsimit të lartë kanë filluar me punë të rregullt dhe orar të rregullt”.

“Në 96% është zhvilluar procesi në rregull, për dallim të disave që  kanë nisur me pak vonesë. Me gjithë faktin se masat janë relaksuar shfrytëzoj rastin që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin arsimor të vazhdojnë me respektimin e masave”.

Tutje Pupovci tha çështje tjetër e rëndësishme është edhe ndarja e bursave për studentëte nivelit  bachelor dhe master.

“Çështja tjetër janë konkurset për bursat, ku kjo ministri kanë ndarë njoftimin që do të japin bursa për të gjithë studentët bachelor dhe master, që do jetë i hapur deri më 3 nëntor. Dhe ndarja e bursave të tjera”.

Etiketat