Njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermania, marrëveshja afër përmbylljes

24.04.2021

Njëra ndër sfidat më kryesore për qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit është edhe njohja ndërkombëtare e patentë-shoferëve. Në shumë vende të Bashkimit Evropian nuk njihen patentë-shoferët të lëshuar në Kosovë. Si rezultat i kësaj shumë bashkëatdhetarë obligohen që të rimarrin një leje të re për vozitje në shtetin që jeton. Kjo temë […]

Njohja e patentë-shoferëve të Kosovës nga Gjermania, marrëveshja afër përmbylljes Foto: Ilustrim

Njëra ndër sfidat më kryesore për qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit është edhe njohja ndërkombëtare e patentë-shoferëve.

Në shumë vende të Bashkimit Evropian nuk njihen patentë-shoferët të lëshuar në Kosovë.

Si rezultat i kësaj shumë bashkëatdhetarë obligohen që të rimarrin një leje të re për vozitje në shtetin që jeton.

Kjo temë është diskutuar së fundmi edhe në takimin që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, kishte dy ditë më parë me homologun gjerman, Heiko Maas.

Gjatë takimit është diskutuar për marrëveshjen për njohjen e patentë-shoferëve, e cila u tha se është afër përmbylljes.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku ministrja Gërvalla priti homologun e saj gjerman Mass:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në Prishtinë homologun e saj gjerman, z. Heiko Maas, me të cilin ka mbajtur takim bilateral.

Fillimisht, ministrja Gërvalla ka falënderuar z.Maas për vizitën e tij në Kosovë. Duke i vlerësuar të shkëlqyera raportet në mes të dy vendeve, kryediplomatja Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës për të gjithë kontributin dhe ndihëm që Gjermania i ka ofruar Kosovës, nëpër të gjitha fazat e shtetëndërtimit.

Gjatë takimit, dy ministrat janë fokusuar në diskutime lidhur me marrëveshjet bilaterale në mes të dy vendeve, me ç’rast kanë vlerësuar se duhet të thellohet bashkëpunimi në të gjitha fushat, përfshirë ekonominë, arsimin e shkencën. 

Kosovës u tha se do t’i ofrohet përkrahje për thellim të bashkëpunimeve bilaterale edhe në raport me shtetet e tjera të BE-së.

Gjithashtu është diskutuar për marrëveshjen për njohjen e patentë-shoferëve, e cila është afër përmbylljes.

U nënvizua edhe roli i diasporës shqiptare në Gjermani, ku mbi 400 mijë shqiptar u tha të jenë të integruar mirë në shoqërinë gjermane.

Pala gjermane shprehu gatishmërinë që të ofroj mbështetje për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Kosovës sa i përket reformave të brendshme, por edhe për shërbimin e saj të jashtëm.