Njohja e patentë shoferëve të Kosovës në Gjermani: “Të Gjelbërit” japin lajmin e mirë
Por, tashmë Gjermania dhe Kosova janë shumë afër finalizimit të një marrëveshjeje për njohjen e patentë shoferëve. Ndonëse janë dhënë sinjale pozitive, verditkti final për një marrëveshje të tillë pritet ta japin anëtarët e Bundersrat-it gjerman, kjo në seancën që do të mbahet më 11 shkurt të këtij viti. Prej 69 anëtarëve sa janë pjesë […]
Por, tashmë Gjermania dhe Kosova janë shumë afër finalizimit të një marrëveshjeje për njohjen e patentë shoferëve.
Ndonëse janë dhënë sinjale pozitive, verditkti final për një marrëveshje të tillë pritet ta japin anëtarët e Bundersrat-it gjerman, kjo në seancën që do të mbahet më 11 shkurt të këtij viti.
Prej 69 anëtarëve sa janë pjesë e Bundesrat-it, 35 vota duhet të jenë “për”, pra në favor të njohjes së patentë shoferëve të Kosovës.
Ndërkaq, votën “për” njohjen e patentë shoferëve të vendin tonë pritet ta japin “Të Gjelbërit”, ku këta të fundit kanë një numër të konsiderueshëm të përfaqësuesve në Bundesrat.
Një gjë të tillë e ka thënë në një përgjigje për GazetënExpress, zëdhënësi i partisë së “Të Gjelbërve” për çështje të të drejtave të njeriut, Boris Mijatovic.
“Sipas informacioneve të mia, “Të Gjelbërit” në Bunderat e mbështesin njohjen e patentë shoferëve nga Kosova. Sido që të jetë, vendimi nuk varet vetëm nga “Të Gjelbërit”, por edhe nga partitë tjera të cilat kanë përfaqësues në Bundesrat”, ka thënë Mijatovic.
Mijatovic tutje ka treguar për punën e funksionimit të Bundesrat, dhe numrin e shteteve federale ku “Të Gjelbërit” kanë përfaqësues.
“Bundesrati punon ndryshe nga Bundestagu. Bundesrati është parlamenti i 16 shteteve federale Brenda Gjermanisë. Përbëhet nga përfaqësuesit e 16 koalicioneve qeverisëse të shteteve federale. Secili nga 16 shtetet ka një numër të votave në mes tre dhe gjashtë (varësisht nga numri i popullsisë). Në total janë 69 vota, kështu që shumica krijohet me të paktën 35 vota. Secili prej 16 qeverive të përfaqësuara në Bundesrat vendosin në mënyrë uniforme dhe të pavarura nga njëra-tjetra. “Të Gjelbërit” përfaqësohen në 10 prej 16 koalicioneve qeverisëse”, ka shpjeguar Mijatovic.
Zëdhënësi i “Të Gjelbërve” thotë se për shkak të kësaj përbërje dhe konstelacionit të Bundesratit nuk është e mundur që të bëhet ndonjë parashikim për rezultatin e votimit.
Në fund, Boris Mijatovic thotë se personalisht e mbështet njohjen e patentë shoferëve të Kosovës.