Njoftim: Homazhe dhe tubime përkujtimore për dëshmorët e kombit
Me rastin e 27-vjetorit të rënies së dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në komunën e Therandës do të mbahen aktivitete përkujtimore më 21 dhe 22 prill 2026.
Të martën, më 21 prill, përkujtohen dëshmorët e fshatit Bukosh: Ismail Bytyqi, Selim Veselaj, Bafti Shala, Mentor Krasniqi, Fadil Kabashi, Xhemajli Ramaj dhe Rizah Kadolli.
Agjenda nis në ora 09:00 me homazhe te lapidari në qendër të fshatit Bukosh, për të vazhduar në ora 10:00 në “Parkun e Dëshmorëve” në Suharekë.
Të mërkurën, më 22 prill, do të nderohen dëshmorët dhe martirët nga fshati Mushtisht.
Këshilli Organizativ fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin përkujtimor që do të mbahet në ora 13:00. Ardhja e qytetarëve vlerësohet si nderim për veprën e dëshmorëve të rënë për liri.


