Një viktimë dhe mbi 50 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

28.02.2022

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 235 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.257. Në total numri i rasteve aktive është 1.877. Në 24 orët e fundit janë dhënë 177 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e […]

Një viktimë dhe mbi 50 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 235 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.257.

Në total numri i rasteve aktive është 1.877.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 177 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.751 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.796 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.367 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.