Një punëtor bie nga lartësia në lagjen “Prishtina e Re” – Niset hetimi nga policia

para 26 dite

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Prishtina e Re” në kryeqytet, ku një person ka rënë nga një lartësi teksa ishte duke punuar.

Një punëtor bie nga lartësia në lagjen “Prishtina e Re” – Niset hetimi nga policia

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë është iniciuar një rast ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’. Rasti ka ndodhur në lagjen Prishtina e Re, ku një person, mashkull, ka rënë nga një lartësi derisa ka qenë duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor,” ka deklaruar Ahmeti.

Sipas saj, policia në bashkëpunim me inspektorët e punës dhe prokurorinë ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Aktualisht nuk dihet gjendja shëndetësore e personit të lënduar, ndërsa autoritetet janë duke trajtuar rastin si një çështje serioze që lidhet me sigurinë në vendin e punës.

Etiketat

Ofertat e fundit