Një i vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

12.06.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,774 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 17 raste pozitive. Brenda 24 orëve është […]

Një i vdekur dhe 17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,774 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 17 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga Komuna e Prizrenit.

Numri total i rasteve pozitive është 107,571 raste dhe 2,249 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prizren (4), Mitrovicë (3), Istog (2), Gjilan (1), Pejë (1), Obiliq (1), Ferizaj (1), Fushë Kosovë (1), Rahovec (1), Prishtinë (1), Deçan (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 112 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 104.791 raste.

Në total numri i rasteve aktive është 531./SuharekaOnline/