Nis takimi trepalësh në Bruksel – diskutohet për dinarin

25.03.2024

Në Bruksel tashmë ka filluar takimi mes kryengociatroëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Nis takimi trepalësh në Bruksel – diskutohet për dinarin Foto: Ilustrim

Takimi trepalësh ka nisur diku rreth orës 10:00.

Në këtë takim sikurse në atë të javës së shkuar po diskutohet për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë muajin e kaluar.

Takimi i sotëm është vazhdim i takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët u pajtuan për të propozuar një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Ata pritet t’i diskutojnë propozimet e secilës palë gjatë këtij takimi të sotëm.