Nga Këshilli i Sigurimit, Konjufca i bën thirrje Serbisë: Të pranojë realitetin dhe ta njohë Kosovën

09.04.2026

Në fjalimin e tij, Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe fqinjësore, por sipas tij, pengesa kryesore vazhdon të jetë Serbia, e cila nuk po tregon vullnet për të ecur përpara drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Ai kritikoi qasjen e Beogradi, duke e cilësuar si destruktive për stabilitetin rajonal dhe duke shtuar se Serbia po vazhdon të mbajë peng proceset e paqes në rajon me politika hegjemoniste.

Gjatë fjalimit, Konjufca ngriti edhe shqetësimin për ndërhyrje të vazhdueshme në proceset demokratike në Kosovë, duke përmendur përpjekjet për ndikim në zgjedhje përmes mbështetjes së Lista Serbe.

Ai theksoi se institucionet e Kosovës kanë arritur të pengojnë këto ndërhyrje dhe të ruajnë integritetin e proceseve demokratike në vend.

Në fund, Konjufca përsëriti thirrjen që Serbia të njohë realitetin e krijuar dhe të kontribuojë në paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.