Nga 11 janari automjetet e Malishevës me targa ’04’
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot do ta vizitojë Komunën e Malishevës, ku do të takohet me zyrtarë të kësaj komune. Takimi i cili do të fillojë në ora 15:00 do të mbahet në zyrën e kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj. Në këtë takim do të bëhet njoftimi për pronarët e […]
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot do ta vizitojë Komunën e Malishevës, ku do të takohet me zyrtarë të kësaj komune.
Takimi i cili do të fillojë në ora 15:00 do të mbahet në zyrën e kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj.
Në këtë takim do të bëhet njoftimi për pronarët e automjeteve të Komunës së Malishevës se nga data 11 janar 2021, do të pajisen me targat e automjeteve me kodin 04, një kërkesë kjo e kahmotshme e qytetarëve të Malishevës, e shprehur qartë përmes të gjitha strukturave komunale dhe partive politike të kësaj komune.
Kujtojmë se automjetet të cilat regjistrohen në këtë komunë kanë targa ’07’ të cilat përfshihen në regjionin e Gjakovës.