Nesër përfundon procesi mësimor, nxënësit në pushim deri më 18 janar

17.12.2020

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që këtë vit (2020) procesi mësimor (gjysmëvjetori i parë) të përfundojë më herët shkaku i pandemisë COVID-19. Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline sa i përketë orëve të humbura gjatë periudhës shtator-dhjetor mësohet se deri më tani janë dy skenarë për zëvendësimin e tyre. Sipas skenarit të parë mendohet […]

Nesër përfundon procesi mësimor, nxënësit në pushim deri më 18 janar Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që këtë vit (2020) procesi mësimor (gjysmëvjetori i parë) të përfundojë më herët shkaku i pandemisë COVID-19.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline sa i përketë orëve të humbura gjatë periudhës shtator-dhjetor mësohet se deri më tani janë dy skenarë për zëvendësimin e tyre.

Sipas skenarit të parë mendohet që të mos ketë pushim pranveror dhe sipas skenarit të dytë mendohet që të zgjatet për ndonjë ditë fundi i vitit shkollor.

Ndryshe, procesi mësimor përfundon nesër (18 dhjetor) dhe zgjatë një muaj, (18 janar 2021).