Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Suharekë për disa orë
18.06.2026
KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar konsumatorët e qytetit të Suharekës se nesër, më 19 qershor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:00 deri në ora 12:00 dhe vjen si pasojë e realizimit të punimeve për devijimin e gypit me diametër Ø225 mm në zonën e Topollnicës.
Kompania ka bërë apel te qytetarët që të sigurojnë sasi të nevojshme të ujit për të përballuar periudhën e ndërprerjes.
“KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ Sh.A. – Njësia e Suharekës” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë zhvillimit të punimeve.
