Nesër ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në Suharekë dhe disa fshatra

07.07.2026

KEDS ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Therandës, për shkak të punimeve në rrjet.

Nga TS 110/10 kV Theranda, dalja 10 kV Budakova do të jetë jashtë funksionit nga ora 10:00 deri në 15:30. Pa energji elektrike do të mbeten fshatrat Budakovë, Çardak, Dardhishtë e Epërme, Dardhishtë e Ulët, Dragaqinë, Greiçec, Mohlan, Papaz, Reqan, Staravuçinë dhe Vërshec.

Sipas njoftimit, ndërprerja bëhet për shkak të intervenimit në eliminimin e defekteve dhe gjetjeve të evidentuara gjatë inspektimit me dron.

Ndërkaq, nga dalja 10 kV Reshtani, energjia do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në 14:00 në Reshtan, një pjesë të Therandës, Lagjen Bajraktari, Reshtani 1 dhe Reshtani 3.

Kjo ndërprerje do të realizohet për shkak të punimeve nga pala e tretë për bartjen e kabllit, sipas projektit PEE 18258.