Nesër “bashkohen” parlamentet e Kosovës dhe Shqipërisë
Parlamentet e Kosovës dhe Shqipërisë do të mblidhen së bashku nesër, më 20 dhjetor, në një seancë plenare që pritet të jetë historike.
Foto: Ilustrim
Mbledhja do të fillojë në orën 11:00 në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës.
Kjo është hera e dytë që parlamentet e të dy vendeve mblidhen së bashku, një fakt që tregon për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Në qendër të diskutimeve të kësaj seance pritet të jenë çështje të rëndësishme si bashkëpunimi ekonomik, integrimi evropian, si dhe çështje të përbashkëta në fushën e kulturës dhe arsimit.
Agjenda
Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar
Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës
Sh.T.Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)
Sh.S.Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)
Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
Z. Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Z. Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)
Z. Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
(3 min)
Z. Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)
Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Z. Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
(5 min)
Z. Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë (5 min)
Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)
Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Mbyllja e Punimeve.