Nënkryetari i LDK-së: Dallimet për taksën do të shkrihen shpejt

02.03.2020

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se dallimet rreth heqjes së tarifës ndaj produkteve serbe, do të shkrihen shpejt. LDK-ja do që të hiqet plotësisht tarifa, ashtu siç e kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti ka shpalosur planin e tij me faza të heqjes së saj. Haziri ndërkaq thotë se këto dallime […]

Nënkryetari i LDK-së: Dallimet për taksën do të shkrihen shpejt Foto: Ilustrim

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se dallimet rreth heqjes së tarifës ndaj produkteve serbe, do të shkrihen shpejt.

LDK-ja do që të hiqet plotësisht tarifa, ashtu siç e kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti ka shpalosur planin e tij me faza të heqjes së saj.

Haziri ndërkaq thotë se këto dallime do të shkrihen sepse miqtë, sipas tij, asnjëherë nuk e kanë lënë Kosovën të gabojë.

“‘Dallimet’ do të shkrihen së shpejti. Kosova ka qenë ‘e ngufatur’ shumë gjatë nga tarifa. Por ne të gjitha kemi punuar shumë që ‘ta heqim’ tarifën dhe të lejojmë normalizimin. Miqtë e Kosovës kurrë nuk na kanë lejuar të bëjmë ‘gabime’ ose të vonohemi në procese të reja, të rëndësishme në Kosovë”, ka shkruar Haziri.

Ai thotë se janë të detyruar të marrin vendim të vështirë, por të nevojshëm për të ardhmen e vendit.

“Ne jemi të detyruar t’i drejtojmë këto procese të vështira. Shumë i vështirë, por vendim i nevojshëm për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet më tutje në postimin e Hazirit.