Në përkujtim të Epopesë së UÇK-së, veteranët me agjendë të veçantë, homazhe në Prekaz dhe Morinë

06.03.2025

Me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të ketë një agjendë të veçantë, duke mos iu bashkuar atyre të Qeverisë së Kosovës.

Aktivitetet e tyre të sotme nisin nga ora 09:30 me homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërkaq, nga ora 10:00 do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Morinë.

Kjo agjendë e veçantë e veteranëve vjen në një kohë kur përkujtimi i Epopesë së UÇK-së mbetet një ngjarje e rëndësishme për shoqërinë kosovare, duke nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.