LVV
PDK
LDK
AAK

Në 25-vjetorin e masakrës së Mitrovicës, kryeministri Kurti kërkon drejtësi për viktimat

para 8 dite

Sot shënohet 25-vjetori i ngjarjeve tragjike të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, ku 10 qytetarë shqiptarë u vranë dhe 25 u plagosën nga grupe të armatosura serbe.

Në 25-vjetorin e masakrës së Mitrovicës, kryeministri Kurti kërkon drejtësi për viktimat

Kjo natë e tmerrit shkaktoi gjithashtu dëbimin e 1.664 familjeve shqiptare, duke zhvendosur rreth 12.000 banorë të Mitrovicës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërsëritur kërkesën për një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës të krimeve të luftës, duke i bërë thirrje përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, znj. Kaja Kallas, që të ndihmojë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre është detyrim moral dhe hap i domosdoshëm drejt paqes së qëndrueshme në Republikën e Kosovës dhe rajonin tonë,” tha Kurti.

Përkundër kalimit të një çerek shekulli, shumë nga të dëbuarit ende nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre. Qeveria e Kosovës është zotuar të mbështesë kthimin e sigurt të të gjithë atyre që dëshirojnë të rikthehen në shtëpitë e tyre të rindërtuara.

Megjithatë, shumë familje presin ende drejtësi, pasi autorët e këtyre krimeve të rënda nuk janë përballur ende me drejtësinë.

Kjo përvjetor shërben si një kujtesë e rëndë për plagët e thella të së kaluarës dhe për domosdoshmërinë e drejtësisë dhe pajtimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Etiketat

Ofertat e fundit