Ndryshojnë tiketat për identifikimin e veturave të regjistruara në Kosovë

04.01.2023

Nga 1 janari i këtij viti, tiketat e lëshuara nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në gjithë vendin do të mbajnë ngjyrën e gjelbër, pra nuk do të jenë me ngjyrë të njëjtë siç kanë qenë edhe vitin e kaluar. Ndryshimi i ngjyrës ka për qëllim të vetëm lehtësimin e punës së Policisë së Kosovës, […]

Ndryshojnë tiketat për identifikimin e veturave të regjistruara në Kosovë Foto: Ilustrim

Nga 1 janari i këtij viti, tiketat e lëshuara nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në gjithë vendin do të mbajnë ngjyrën e gjelbër, pra nuk do të jenë me ngjyrë të njëjtë siç kanë qenë edhe vitin e kaluar.

Ndryshimi i ngjyrës ka për qëllim të vetëm lehtësimin e punës së Policisë së Kosovës, pra për të dalluar nga distanca automjeteve që dalin në komunikacion pa një policë të sigurimit

Përndryshe implementimi i stikersave ka dhënë rezultate të dukshme duke ulur numrin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë.

Ky projekt mbulohet nga kompanitë e sigurimit që janë biznese 100 % private. Pra, qytetaret nuk paguajnë asnjë cent për stikersin që e vendosin në xhama të automjeteve të tyre.