Ndërron jetë gazetarja e njohur Qefsere Nishevci

20.01.2026

Ka ndërruar jetë sot gazetarja kosovare Qefsere Nishevci, një figurë e shquar e medias në vend.

Nishevci ishte pjesë e brezit të gazetarëve që, me përkushtim dhe profesionalizëm, kanë kontribuar në zhvillimin e gazetarisë në Kosovë.

Ajo përfundoi studimet në Gjuhë dhe Letërsi shqipe dhe karrierën e saj e nisi në vitin 1982 si gazetare në “Zëri i Rinisë”, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në informimin dhe edukimin e brezave të rinj.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj.

[Foto: Hazir Reka]