Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për kthimin e sigurt të fëmijëve në shkolla

23.09.2021

Nagavci në një mesazh drejtuar mësimdhënësve dhe nxënësve fton t’i respektojnë në përpikëri masat e rekomanduara nga ekspertët shëndetësor për t’u mbrojtur nga COVID-19. “Mësimdhënës dhe prindër të nderuar, është shumë e rëndësishme bashkëpunimi në mes të gjithë neve, veçanërisht në këtë periudhë pandemie. Është e rëndësishme po ashtu, që të gjithë ne të jemi […]

Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për kthimin e sigurt të fëmijëve në shkolla Foto: Ilustrim

Nagavci në një mesazh drejtuar mësimdhënësve dhe nxënësve fton t’i respektojnë në përpikëri masat e rekomanduara nga ekspertët shëndetësor për t’u mbrojtur nga COVID-19.

“Mësimdhënës dhe prindër të nderuar, është shumë e rëndësishme bashkëpunimi në mes të gjithë neve, veçanërisht në këtë periudhë pandemie. Është e rëndësishme po ashtu, që të gjithë ne të jemi të vaksinuar. Përqindja e vaksinimit në mesin tonë duhet të jetë 100 për qind.

Arsimi cilësor mund të ofrohet vetëm në shkolla, prandaj edhe shkollat janë institucionet e para që duhet të hapen dhe të fundit që duhet të mbyllen”, shpreh ministrja e Arsimit.

Për shkak të situatës me pandeminë viti i ri shkollor nuk kishte filluar më 1 shtator, ashtu siç parashihet.

Fillimisht viti shkollor ishte shtyrë për dy javë, ndërsa më pas IKSHPK rekomandoi shtyrjen edhe për dy javë tjera.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot do të takohet me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës sot për të diskutuar për masat e reja anti-COVID.

Në takim pritet që të jepet rekomandimi nga IKSHPK-ja lidhur me hapjen shkollave.