Nafta 1.61 euro, benzina 1.52 – publikohen çmimet për sot dhe nesër
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar udhëzimin e ri për çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës në territorin e Kosovës.
Sipas vendimit të bazuar në rregulloret në fuqi, këto çmime do të jenë valide për ditën e diel dhe të hënë, përkatësisht më 17 dhe 18 maj 2026.Në bazë të këtij njoftimi, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (dizel) është caktuar 1.61 euro.
Ndërkaq, për vozitësit e automjeteve me benzinë, çmimi tavan për një litër është 1.52 euro. Sa i përket gazit, ky produkt do të tregtohet me një çmim maksimal prej 0.76 euro për litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi zyrtarisht sot nga ora 10:00.Ministria u ka bërë thirrje konsumatorëve që të jenë të vëmendshëm dhe të raportojnë çdo parregullsi që mund të hasin në pikat e karburanteve.
Të gjithë ata që vërejnë çmime më të larta se ato të përcaktuara nga shteti, mund t’i adresojnë ankesat e tyre përmes linjës telefonike pa pagesë 0800 11000 ose në adresën elektronike zyrtare të departamentit për mbrojtjen e konsumatorit.
