“Na bosh, ju plot”, gastronomët shprehin pakënaqësitë ndaj institucioneve për masat anti-COVID

12.01.2021

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës pas mbledhjes së mbajtur brenda shoqatës së tyre, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj institucioneve vendore me moton “Na bosh, ju plot”, duke theksuar se ky sektor ka pasur 61% rënie të qarkullimit të hyrave financiare. Sekrerari i kësaj shoqate Arian Vranica tha se si pasojë e pandemisë dhe masave […]

“Na bosh, ju plot”, gastronomët shprehin pakënaqësitë ndaj institucioneve për masat anti-COVID Foto: Ilustrim

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës pas mbledhjes së mbajtur brenda shoqatës së tyre, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj institucioneve vendore me moton “Na bosh, ju plot”, duke theksuar se ky sektor ka pasur 61% rënie të qarkullimit të hyrave financiare.

Sekrerari i kësaj shoqate Arian Vranica tha se si pasojë e pandemisë dhe masave të qeverisë gastronëmët kanë pësuar humbje të mëdha

“Kemi pasur 64% rënie në qarkullim, 89% e bizneseve kanë pasur humbje dhe këto janë këto statistika shqetësuese”, u shpreh Vranica.

Në anën tjetër kryetari i kësaj shoqate Petrit Kllokoqi tha që ne kemi vendosur pikërisht moton “Na bosh, ju plot” me qëllim që masat duhet të jenë për të gjithë.

“Kërkojmë një politikë më aktive edhe për ruajtjen e shëndetit publik dhe pikërisht kemi vendosur këtë moto”, tha kryetari Kllokoqi.

Tutje ai bëri thirrje që prioritet të jetë gastronomia dhe masat kategorikisht të hiqen sidomos heqja e orarit dhe kufizimet./eo/