Musliu: Tre policë të NJSO-së refuzuan të shkojnë në Skenderaj, suspendohen nga detyra

15.05.2026

Ish-deputetja Ganimete Musliu ka deklaruar se tre zyrtarë policorë të Njësisë Speciale Operative (NJSO) kanë refuzuar mbrëmë të marrin pjesë në aksionin e zhvilluar në Skenderaj.

Sipas saj, pas refuzimit për të shkuar në këtë aksion, policët janë suspenduar nga detyra. Musliu i bëri këto deklarata përmes një reagimi publik, duke ngritur shqetësime lidhur me situatën dhe zhvillimet e fundit në këtë komunë.

Deri më tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me rastin dhe as për arsyet e suspendimit të zyrtarëve policorë.