Murati: Inflacioni ka vazhduar ngadalësimin, Kosova më së miri në rajon

12.08.2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se edhe në muajin korrik, norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4 përqind. Sipas Muratit, në krahasim me vendet e rajonit, Kosova qëndron me së miri. “Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave […]

Murati: Inflacioni ka vazhduar ngadalësimin, Kosova më së miri në rajon Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se edhe në muajin korrik, norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4 përqind.

Sipas Muratit, në krahasim me vendet e rajonit, Kosova qëndron me së miri.

“Edhe në muajin korrik norma e inflacionit ka vazhduar ngadalësimin duke rënë në 2.4%, sipas shifrave të publikuara nga ASK këtë javë.

Përkundër sfidave të vazhdueshme, në krahasim me vendet e rajonit Kosova qëndron më së miri”, ka shkruar Murati.