MPJD u bën thirrje qytetarëve të Kosovës në Izrael: Qëndroni në vende të sigurta!

para 37 dite

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka reaguar pas përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme, pas sulmeve ajrore të Izraelit mbi Iranin.

MPJD u bën thirrje qytetarëve të Kosovës në Izrael: Qëndroni në vende të sigurta!

MPJD u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ndodhen në Izrael të qëndrojnë në vende të sigurta.

Duke marrë parasysh tensionet e vazhdueshme në rajon, Ministria ka ftuar qytetarët e Kosovës që për çdo nevojë për ndihmë të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael.


Njoftimi i plotë nga MPJD:

“Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.

Ju lutemi të ndiqni me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://www.oref.org.il/eng

Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin: +972 (0) 586 340 450.

Kjo thirrje vjen si një masë paraprake për sigurinë e qytetarëve kosovarë në një rajon ku situata gjeopolitike mbetet tejet e ndjeshme.

Etiketat

Ofertat e fundit