Moti sot, temperaturat deri 11 gradë

09.02.2022

IHK njofton se nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme. Kjo situatë me këto elemente aktive meteorologjike ka mundësuar të kemi edhe një cilësi shumë të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira biometeorologjike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e […]

Moti sot, temperaturat deri 11 gradë Foto: Ilustrim

IHK njofton se nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme.

Kjo situatë me këto elemente aktive meteorologjike ka mundësuar të kemi edhe një cilësi shumë të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira biometeorologjike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.