Moti sot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për sot, 17 tetor.

Sipas IHMK-së sot parashihet me mot pjesërisht të vranët dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.