Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 29 gradë Celsius

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
Çlirim Gashi

18.06.2021 / Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj sugjerohet që nga ora 9-17 mundësisht të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1- 8m/s.

LEXO EDHE:  Edhe sot mot i nxehtë në vend, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit