Moti sot kryesisht me intervale të gjata me diell

Moti sot kryesisht me intervale të gjata me diell
Çlirim Gashi

05.06.2021 / Lajme

Dita e shtunë mbetet me mot të qëndrueshëm dhe të ngrohtë, kur priten intervale më të gjata me diell. Kurse, nga dita e diel pritet mot jostabil mbi vend, ku priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

Sipas Prishtina Weather, të hënën do të mbajë mot më freskët e priten edhe shtrëngata me shi.

“Nga dita e martë, do të mbajë mot i ndryshueshëm, do të ketë edhe vransira dhe diell, për derisa rreth viseve malore mund të mbeten mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.

Indeksi i cilësisë së ajrit edhe do të mbetet përreth vlerave të pranueshme gjatë kësaj periudhe.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta dhe të larta ditën e shtunë e diel, e në këto kushte preferohet ekspozim më minimal ndaj rrezeve të diellit orëve të mesditës”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

LEXO EDHE:  Moti sot me diell dhe shumë i nxehtë, temperaturat deri në 37 gradë Celsius
RAPORTO