Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu
Sipas njoftimit të IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet ndërmjet 11.13 gradë Celsius. “Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Në viset malore me lartësi mbi […]
Sipas njoftimit të IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet ndërmjet 11.13 gradë Celsius.
“Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës.
Në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.