Moti sot i vranët e me riga shiu

06.01.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë. “Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale do të […]

Moti sot i vranët e me riga shiu Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë.

“Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.