Moti sot i vranët dhe me reshje bore

21.03.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot do të mbajë moti i ftohët dhe me reshje bore. Sipas njoftimit temperaturat minimale do të sillen -1 deri në 0 gradë celsius teksa ato maksimale 2-3 gradë celsius. Njoftim i plotë: Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore. Temp minimale […]

Moti sot i vranët dhe me reshje bore Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot do të mbajë moti i ftohët dhe me reshje bore.

Sipas njoftimit temperaturat minimale do të sillen -1 deri në 0 gradë celsius teksa ato maksimale 2-3 gradë celsius.

Njoftim i plotë:

Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore. Temp minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit, kështu që edhe kushtet biometeorologjike paraqiten relativisht të mira për një shtresë të popullatës ndërsa mot i pafavorshëm për një shtresë të popullatës me probleme kronike.

Një mot i paqëndrueshëm paraqitet edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme.