Moti sot i freskët dhe vende-vende me shi

18.08.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim të motit. Parashihet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe vende-vende pritet të bie shi. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë kushte për një mot të freskët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet […]

Moti sot i freskët dhe vende-vende me shi Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim të motit.

Parashihet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe vende-vende pritet të bie shi. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë kushte për një mot të freskët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.