LVV
PDK
LDK
AAK

Moti në fundjavë: I vranët, me intervale me diell dhe temperatura të ulëta

para 25 dite

IHK njofton se për të shtunën parashikohet i vranët dhe me intervale me diell. Në  mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull.

Moti në fundjavë: I vranët, me intervale me diell dhe temperatura të ulëta

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7°C deri -4°C ndërsa maksimalet e ditës priten të jenë ndërmjet 0°C dhe 3°C.

Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell. Po ashtu, në mëngjes dhe gjatë natës parashihet ngrica dhe kushte për mjegull.

Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -8°C dhe -°5, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2m/s.

Etiketat

Ofertat e fundit