Miratohet vendimi për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike, masat do të mbesin aktive për 60 ditë

04.08.2022

Deri tek ky vendim, nga Qeveria e Kosovës kanë theksuar se ka ardhur duke parë gjendjën aktuale botërore energjetike. Në njoftimin e qeverisë thuhet se në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit mund të ndikojë edhe rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë dhe ajo e paralajmërimit të ndalimit të eksportit të […]

Deri tek ky vendim, nga Qeveria e Kosovës kanë theksuar se ka ardhur duke parë gjendjën aktuale botërore energjetike.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit mund të ndikojë edhe rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë dhe ajo e paralajmërimit të ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtetet evropiane.

“Qeveria e Kosovës merr vendim që të shpallen masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, e shtyrë nga gjendja aktuale botërore energjetike: rritja e shpejtë e çmimit të importit të energjisë, si dhe paralajmërimi i ndalimit të eksportit të lëndëve fosile nga disa shtete evropiane që mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të importit”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

Ndërkaq, këto masa do të mbesin aktive për 60 ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës.

“Masat e marra do të mbesin në fuqi për 60 (gjashtëdhjetë) ditë pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës. Kuvendi mund të vazhdojë këtë afat për periudha të njëpasnjëshme prej 30 (tridhjetë) ditësh me shumicë të votave të deputetëve të Kuvendit të pranishëm në seancë, deri në 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë”, vijon njoftimi.

Ky vendim përfshinë masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.