MINT:Sot Dizeli 1.52 euro, benzina 1.42 euro për litër

05.06.2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 5 qershor 2026.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizel) është 1.52 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.42 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin është caktuar 0.71 euro për litër.Këto çmime hyjnë në fuqi sot në orën 10:00 dhe vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës nga ministria.

MINT ka njoftuar se qytetarët që hasin parregullsi në treg mund t’i paraqesin ankesat e tyre përmes adresës elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000.