Ministri Murati me njoftim për pagesat e pensioneve

14.01.2022

Murati ka shkruar se ndryshimi me datën e pagesave u ndihmon sadopak në muajin janar. “Sot, me sesionin e fundit bankar, është realizuar pagesa e pensioneve për 293,347 përfitues. Shpresojmë që ky ndryshim u ndihmon familjeve sadopak ta shtyjnë muajin, sidomos tani në janar, sepse shumica kanë pasur shpenzime më të larta se zakonisht për […]

Ministri Murati me njoftim për pagesat e pensioneve Foto: Ilustrim

Murati ka shkruar se ndryshimi me datën e pagesave u ndihmon sadopak në muajin janar.

“Sot, me sesionin e fundit bankar, është realizuar pagesa e pensioneve për 293,347 përfitues.

Shpresojmë që ky ndryshim u ndihmon familjeve sadopak ta shtyjnë muajin, sidomos tani në janar, sepse shumica kanë pasur shpenzime më të larta se zakonisht për shkak të festave të fundvitit”, ka thënë Murati.